Zherka rikthehet te Liria

13 mars 2020 | 11:47

Trajneri i mirënjohur i portierëve, Blerim Zherka pas një periudhë të shkurtër rikthehet në KF Liria.

“Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, për rikthimin tim te skuadra e Lirisë. Këtu kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Jam i lumtur për kthimin këtu. Shpresoj që bashkërisht të japim më të mirën që Lirinë ta kthejmë në Superligë”, ka thënë Zherka.

Kryetari i klubit, Qemal Krasniqi ka deklaruar: “Blerimi është trajner me përvojë dhe shpresojmë që të njëjtën ta bartë tek ndihmësi tij, portierët e ekipit të parë dhe të shkollës”. Trajneri Hëzër Doda do të jetë bashkëpunëtor i parë i trajnerit Blerim Zherka dhe do të punojë poashtu me portierët e grupmoshave të shkollës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në boks është nisur të enjten drejt…