
Zhgënjehen dhe ushtarët e FSK’së: Nuk u paguan nga shteti për orët shtesë që punuan
28 mars 2025
| 23:48
Përveç Policisë së Kosovës dhe infermierëve, Sinjali raporton se një numër i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë përballur me situatën e njëjtë për mospagesën e shtesave në pagën e marrë sot. Sipas rregullores në fuqi, këto pagesa janë obligative dhe duhet të ekzekutohen në mënyrë të rregullt.
Ky zhvillim ka shkaktuar pakënaqësi të thella në radhët e ushtarëve të FSK-së, të cilët shpesh angazhohen përtej orarit të zakonshëm në operacione të ndryshme për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Pagesa e orëve shtesë nuk është ndonjë privilegj, por një e drejtë e jona e garantuar me rregullore. Fatkeqësisht, sot u ballafaquam me një padrejtësi që po përsëritet”, tha një ushtar i FSK-së në kushte anonimiteti për Sinjalin.