Zhgënjen Tottenhami

29 dhjetor 2018 | 18:02

Tottenham ka pësuar një humbje shokuese 3-1 nga Wolverhampton. Skuadra e Maurizio Pochettinos është ndëshkuar nga tre gola të njëpasnjëshëm në fund të pjesës së dytë dhe tani mund të parakalohen sërish nga Manchester City ditën e diel. Disa rezultate shokuese këtë pasdite, Brighton ka mposhtur Everton 1-0 ndërsa Leicester City e ka pësuar brenda 1-0 ndaj Cardiff në sekondat e fundit.

Tottenham e nis me vrullin e formës së mirë që po kalon dhe në minutën e 22’ zhbllokon rezultatin me të madhin Harry Kane. Sulmuesi i përfaqësueses angleze merr një top nga Son dhe godet nga distanca me këmbën  e majtë duke dërguar topin në rrjetë. Një predhë e vërtetë e Kane.

Por pas golit, megjithëse arrin të ruajë kontrollin e lojës, rendimenti i vendasve bie nga minuta në minutë. Pas pushimit Spurs mendojnë të mbrojnë avantazhin pa harxhuar shumë energji pasi kanë një ndeshje tjetër pas vetëm dy ditësh, por Wolves rifutet në lojë me golin e Boly në minutën e 72’.

Vendasit mundohen të reagojnë, por ndëshkohen nga goli i dytë i shënuar nga Jimenez. Wolves me një paraqitje heroike ka përmbysur gjithçka dhe shënon golin e tretë në minutën e 87’ falë Helder Costa. Wolves ndëshkon Tottenham.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare për super derbin Liverpool – Arsenal.…