Zhitia me infuzion në dorë: Virusi është shumë i rrezikshëm, kujdesuni për veten dhe të tjerët

12 gusht 2020 | 16:55

Gazetarja e televizionit publik Jehona Zhitia është konfirmuar pozitive me Covid-19 para disa ditësh.

Zhitia sot ka postuar një fotografi në profilin e vet në “Facebook”, ku shihet duke marr terapinë me infuzion.

“Virusi është shumë i rrezikshëm, kujdesuni për vetën dhe të tjerët”, ka shkruar Zhitia.

Kujtojmë se Zhitia është njëra nga gazetarët që kanë raportuar vazhdimisht nga terreni gjatë pandemisë. Ajo ka realizuar disa storje brenda klinikës Infektive dhe Pulmologjisë në emisionin “Info Pandemia” në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas dy javësh…