Zhvarroset, murgu shfaqet i buzëqeshur
24 janar 2018
| 11:05
Këto pamje të pabesueshme tregojnë një murg budist që mbante një buzëqeshje në fytyrën e tij pasi trupi i tij u zhvarros nga pasuesit e tij dy muaj pasi vdiq.
Murgu Luang Phor Pian vdiq në moshën 92-vjeçare më 16 nëntor vitin e kaluar pas marrjes së sëmundjes në një spital në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.
Piani, i cili ishte fillimisht nga Kamboxhia, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke shërbyer si një mësues i mirënjohur budist në provincën qendrore Thai të Lopburit, ku trupi i tij u kthye pasi vdiq.
Ndjekësit e tij e kanë zhvarrosur për t’i ndërruar veshjen, por ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë trupi i tij i ruajtur shumë mirë, por edhe fytyra e tij e qeshur, një shenjë e mirë kjo për besimtarët e budizmit.