Zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu që dyshohej se vdiq nga Covid-19

18 prill 2020 | 18:38

Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit, e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë siç është raportuar nga virusi Covid-19. Kjo pasi familja dyshon se Sevdije Kukleci,  s’ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid-19, andaj kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni .

Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Sot është zhvarrosur trupi i S. Kukleci me kërkesë të familjes, pasi ata dyshojnë në arsyen e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni. Ju e dini që janë bërë testet për 20 familjarët dhe personat e kontaktit më të, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Po ashtu, sot janë bërë teste edhe për personat më të largët”, ka deklaruar Osmanaj.

Në videon më poshtë, që është siguruar nga “Rtv Fontana”, mund të shihni disa momente nga zhvarrimi i së ndjerës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro  Icardi u largua nga Interi në verë, për të…