
Zhvillime të reja në Atletico Madrid
13 maj 2019
| 16:08
Disa ndryshime pritet të bëhen gjatë verës në skuadrën e Atletico Madridit, e cila ende po drejtohet nga Diego Simenone.
Për Antonio Grizmane ka ardhur një ofertë nga Barcelona afro 125 milionë euro, ndërsa Kina për Diego Costën duket një opsion i së ardhmes.
Për zëvendësimin e këtyre dy sulmuesve, Simeone është në kërkim të dy bashkombësave të tij: Mauro Icardi (Inter) dhe Paulo Dybala (Juventus).
/Epoka e re/