Zhvillimet e fundit, Kurti: S’bëhet fjalë për targa, por për kundërshtimin e nismës franko-gjermane
07 nëntor 2022
| 15:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për situatën e fundit në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.
Kurti ka thënë se veturat e serbëve në Kosovë po djegën nga Beogradi.
“Serbët në Kosovë janë të sulmuar nga Beogradi që ia djegë veturat dhe shtëpitë. Asnjë serbë nuk dyshon se djegia është bërë nga shqiptarët. Asnjë nuk thotë që djegia e veturave është bërë nga shqiptarët. Janë djegur nga struktura që financohen nga Beogradi”, ka thënë Kurti.