Zhvillimet e fundit në vend, temë diskutimi mes Osmanit dhe komandantit të FSK-së
05 nëntor 2020
| 21:14
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Rama me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskuta për rëndësinë e koordinimit dhe stabilitetit institucional.
Osmani ofroi përkrahje për FSK-në dhe procesin e tranzicionit të saj.