Zhvillimet e fundit: Thaçi bisedë urgjente me Federica Mogherinin
26 mars 2018
| 21:09
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për arrestimin e Marko Gjuriqit.
Presidenti Thaçi i ka thënë Përfaqësueses së Lartë të BE-së se ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë paqen e qetësinë dhe të gjithë duhet të përqendrohen në të ardhmen.
“Duhet të mbetemi të përqendruar në të ardhmen, të ruajmë frymën e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve”, është shprehur presidenti Thaçi.