Zhvillimet e mëdha në Shtime, Krasniqi ia faturon Naim Ismajlit

09 nëntor 2021 | 20:36

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Shtime, ku me kryetarin Naim Ismajli vizituan bizneset në Zonën Industriale në Shtime.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se prioritet i programit të Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime, edhe në këtë mandat është zhvillimi ekonomik i kësaj komune, duke u angazhuar në krijimin e zonave të tjera biznesore, për ta përmirësuar edhe më tej cilësinë e jetës këtu.

“Transformimi i Shtimes në qytezë moderne dhe përmirësimi i mirëqenies në këtë komunë janë rezultat i qeverisjes shembullore të Naim Ismajlit dhe PDK-së. Për këtë arsye qytetarët e Shtimes, pa dallim, do të bëhen bashkë më 14 nëntor për të na e besuar edhe një mandat në këtë komunë, që kryetari Ismajli të vazhdojë qeverisjen e mirë si deri tani.”, shkruan Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri,…