Zhvillimet në Kuvend po e vështirësojnë arritjen e konsensusit

02 nëntor 2018 | 07:56

Menaxheri i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Artan Murati, ka vlerësuar se në këtë institucion po bëhet lojë puro politike. 

Ai ka thënë se partitë politike kanë qasje diametralisht të kundërta sa i përket përfaqësimit të shtetit në dialogun e Brukselit. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murati ka thënë se zhvillimet e fundit në Kuvend po e vështirësojnë arritjen e konsensusit. 

Ai ka theksuar se pas mosmiratimit të rezolutës opozita mund t’i bojkotojë seancat dhe, sipas Muratit, ky është një lajm i keq për Kuvendin dhe jetën legjislative. 

Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që të fokusohen në pikat e përbashkëta dhe në bazë të tyre të nxjerrin një rezolutë të re të Kuvendit për dialogun me Serbi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina e ka publikuar listën e skuadrës së Kombëtares për…