Zhvillimet në pikat kufitare me Serbinë, ambasadorët e Quint-it i shkojnë Kurtit në zyrë
21 shtator 2021
| 13:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të martën në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Takimi më mes të Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.
Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës, raporton “Telegrafi”.
Të hënën forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje-Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë.
Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme “RKS”.
Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.