Zhvillimet në Ukrainë, Hoxhaj kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës

22 shkurt 2022 | 11:28

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që Kosova ta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Rusia i ka futur forcat e saj në dy rajone.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkret për të reaguar në këtë situatë.

“Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës, dhe jo vetëm e Evropës, por edhe e Ballkanit. Ne natyrisht jemi një vend i vogël dhe kemi probleme të mëdha serioze edhe me energjetikën, edhe me çmimet të cilat janë rritë, por ne jetojmë në planetin e njëjtë dhe ne si deputetë nuk jemi jashtëtokësor. Jemi pjesë e kësaj bote. Prandaj kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria që ta mbështet sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtar të Ukrainës”, ka thënë Hoxhaj.

Fillimisht, Hoxhaj ka thënë se Kuvendi duhet ta shqyrtojë edhe miratimin e një rezolute për këtë çështje, si hap i parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) së Kosovës…