Zhvillimet në veri, presidenti mbledh strukturat e sigurisë
28 maj 2019
| 09:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, takim i cili edhe aktualisht është duke u zhvilluar.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zyra e Presidencës së Kosovës.
E gjithë kjo po ndodhë pas aksionit i cili po zhvillohet në veri të Kosovës.