Zhvillimet në veri, shefi i BE-së kërkon që Kosova t’i kthehet dialogut

08 qershor 2023 | 11:35

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që lart në prioritete të jenë reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuam me Komitetin për Integrim në BE për progresin e Kosovës drejt BE-së de bëra thirrje Parlamentit që t’i proritiozojë reformat në lidhje me BE-në”.

“Ne po ashtu diskutuam situatën në veri dhe e ripërsërita thirrjen për rikthim në dialog”, shkruar Szunyog në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e shoqërisë civile Demokraci për Zhvillim (D4D), Grupi për…