Zhvillimet për Specialen, Ramush Haradinaj mbledh kryesinë e AAK-së
Për pak minuta pritet të mbledhet kryesia e AAK-së. Kjo mbledhje e lajmëruar në momentet e fundit për media, do të mbahet një orë para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Haradinaj e cila pritët të mbahet nga ora 14:00, pas ngjarjeve të orëve të vona të natës së kaluar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Lajmin për mbledhjen e AAK-së e kanë lajmëruar zyrtarë për media të partisë, pa treguar se për çka do të mblidhet partia.
Mbledhja mbahet në Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.
Kujtojmë që natën e së premtes pati zhvillime dramatike në Kuvendin e Kosovës, ku qëndruan edhe ambasadorët e Quinit, me theks të veçantë këtu ishin porositë e ambasadorit amerikan si dhe atij briantik.
Misionet diplomatike e kanë thënë pa ngurrim që një lëvizje e tillë për shfuqizimin e Speciales është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, përderisa gjatë ditës së sotme disa deputetë të pozitës kanë thënë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çka janë duke nënshkruar.