Zhvillimet për targa, ja kush i shkon sot në zyre Vuçiqit

22 nëntor 2022 | 11:01

Pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel, ku palët nuk arritën të gjejnë një marrëveshje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë afatin e gjobitjes për targat ilegale për 48 orë, gjë të cilën kryeministri i Kosovës e ka pranuar.

Ndërkaq sot, ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christofer Hill, do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga zyra e presidentit serb, takimi pritet të fillojë në ora 10:30, në Pallatin e Serbisë.

Para takimit me ambasadorin amerikan, Vuçiq do të ketë takime edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.

Më pas ministrat italianë pritet të udhëtojnë në Kosovë ku do të priten nga zyrtarë të lartë shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për…