Zhvillimet të reja në LDK, mblidhen kryetarët e degëve
16 shkurt 2021
| 14:45
Një ditë pasi Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari Isa Mustafa kanë dhënë dorëheqje, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në selinë e kësaj partie janë mbledhur kryetarët e degëve.
I pranishëm në këtë mbledhje është kryetari në dorëheqje i LDK-së Isa Mustafa, dhe ish-nënkryetari, Agim Veliu, raporton “EO”.