![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/ramabaja-600x360-1.png)
Zhvillimi ekonomik i Kosovës është në majë
26 korrik 2023
| 08:37
Sadri Ramabaja, opinionist në Pressing të T7, ka folur për qeverinë e Albin Kurtit duke iu referuar matjeve të “Balkan Barometer 2023”.
Ramabaja referuar të dhënave të Bankës Botërore tha se zhvillimi ekonomik është 4.8 %.
Ai tha se ky është zhvillimi më i lartë në Ballkanin Perëndimor.
“Të dhënat bankare flasin ndryshe, zhvillimi ekonomik i Kosovës është në majën e piramidës së zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 4.8% zhvillim ekonomik, ndërkaq vendet e rajonit nën 4%. Tash me cilën matematikë duhet ta llogarisim, me matematikën e Bankës Botërore, apo me matematikën e Gadimës, ose të katunit tim të Ramabajës që mos të keqkuptohemi”, ka thënë ai.
Meritat për këto të dhëna Rambaja ia atribuoi qeverisë Kurti.