Zhytësi italian takohet ballë përballë me anakondat 7 metërshe që peshojnë rreth 100 kilogramë
01 mars 2020
| 13:06
Fotografi italian Bartolomeo Bove ka pasion të madh për krijesat nënujore. Ai jo vetëm se është zhytës profesionist që argëtohet me peshkaqen por, gjithashtu, ai udhëton nëpër botë për të filmuar gjëra të ndryshme dhe përvojat i shpërndanë në kanalin zyrtar në “YouTube”.
Në korrik të vitit të kaluar Bove udhëtoi në Brazil, ku filmoi gjarprin më të madh në botë, anakondën legjendare me ngjyrë të gjelbër.
Bove dhe partneri i tij i zhytjes Juca Ygarape gjetën dy anakonda mbi 7 metra të gjata dhe që peshojnë 100 kilogramë. Ky fakt nuk i frikësoi aspak ata, përkundrazi u argëtuan me anakondat.