Zi e madhe në Francë, 833 të vdekur nga virusi vetëm dje

07 prill 2020 | 09:18

Franca ka raportuar sot për 833 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së kaluar. Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve të personave të infektuar nga COVID-i e regjistruar qysh prej shpërthimit të tij në Francë. Numri i vdekjeve nga COVID-i në Francë ka arritur në 8 911, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 98 010.

“Ne nuk kemi arritur në fund të rritjes së kësaj pandemie”, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

Të dhënat që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Francë tregojnë se 605 njerëz kanë vdekur në spitale gjatë 24 orëve të fundit, derisa 228 kanë vdekur në Shtëpitë e Pleqve, që të dyja shifrat janë rritur për 10 për qind. “Nuk është fundi. Jemi shumë larg nga kjo. Rruga është e gjatë. Qëndroni në shtëpi dhe vazhdoni këtë përpjekje që të rrini të mbyllur”, ka deklaruar Veran.

Veran ka thënë se qeveria do të fillojë një “operacion të madh” për t’i kontrolluar të gjitha Shtëpitë e Pleqve, që përbëjnë 27 për qind të numrit të vdekjeve, që t’i mbrojnë banorët më mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e të infektuarve me koronavirus po vazhdojnë të rriten…