Zi e madhe në ShBA, 1 169 të vdekur në 24 orët e fundit

03 prill 2020 | 08:23

Koronavirusi është shtrirë në të gjithë botën. Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve po rritet çdo ditë. Deri tash Italia dhe Spanja kishin raste më shumë të të vdekurve. Në tri ditët e fundit, për numrin e vdekjeve, pos atyre të të infektuarve, prin Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë. Sipas Universitetit “John Hopkins”, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ShBA tashmë ka rreth 6 000 viktima nga COVID-i, ndërsa të konfirmuar të infektuar janë 244 mijë. Nju-Jorku ka vendin e parë me 1 500 persona të vdekur nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është momenti kur një turmë e zemëruar tentoi t’i…