Ziadin Sela: Albin Kurti po e bën punën e djallit, nuk është ai që e kam njohur dikur
Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar përsëri deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Sela në “Daily Click”, ka thënë se Kurti është duke e bërë punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, ka thënë Sela.
Sela ka thënë se Albin Kurti nuk duhet të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që kanë dhënë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe ka shtuar se është e njëjta mendësi që Agim Islamin e kanë lënë në burg, që siç ka theksuar edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, ka thënë Sela.