Ziadin Sela i bashkohet Frontit Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti
Ziadin Sela vendosi t’i bashkohet Frontin Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti. Vendimi u miratua me vota pothuajse unanime në Kuvend. Sipas Selës, ky vendim vjen pas analizës së bërë dhe vlerësimit se ASH-ja duhet të ndihmon procesin e integrimit më të shpejtë të vendit në BE. Ai nuk deshi të shpalos detaje nga oferta e Ahmetit mbi radhitjen e kandidatëve për deputetë nëpër njësitë zgjedhore.
“Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët i tha “po” ofertës për t’u bërë pjesë e Frontit Evropian në mënyrë që Maqedoninë më shpejtë, me hapa të sigurt ta integrojë dhe bëjë pjesë të BE-së. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër obligimet, mos t’i ikim përgjegjësisë”, deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.
Arben Taravarit i cili aktualisht mban vulat e subjektit dhe në aspektin ligjor njihet kryetar i ASH-së më herët gjatë ditës tha se është i gatshëm t’i nënshkruajë emrat e propozuar për deputet nga krahu i Selës, nëse ata vendosin shkojnë vet në zgjedhje.
“Unë ju thash dhe sërish po vazhdoj të mendoj njësojë në rast se vulat janë arsye se pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vet, unë jam këtu t’i pranoj listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për ti vulos dhe të dalin me logon e ASH-së”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Përçarjet brenda ASH-së erdhën në momentin kur Taravari vendosi t’i bashkohet koalicionit opozitar VLEN. Sela e akuzoi për tradhti pasi sipas tij, vendimi i ASH-së ishte që ky subjekt vet të shkojë në zgjedhje. Për momentin pronësia e subjektit ndodhet në procedurë gjyqësore, ndërsa për përfshije në listat me parti të tjera nuk nevojitet përdorimi i vulave. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë përfundon më 2 prill.