Ziadin Sela infektohet me Covid-19

16 mars 2021 | 20:17

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID-19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv”, ka shkruar Sela në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i tij:

Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID-19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv.
Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët…
I juaji Ziadin Sela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i…