Ziadin Sela kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Qeverisë

14 nëntor 2018 | 15:59

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASh), Ziadin Sela, ka thënë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeveria e drejtuar nga ai duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Ai ka kërkuar që deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të ketë qeveri ekspertësh.

“Të nisin hetime serioze dhe të pavarura për ata që e realizuar dhe mundësuan ikjen e Gruevskit. Kjo nuk mund të ketë ndodhur pa ndihmën e aktoreve politik në vend, por edhe në rajon. Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Sela.

Në lidhje me Ligjin për regjistrimin e popullsisë, Sela ka thënë se për ASh-në është e papranueshme regjistrimi i popullsisë ku nuk do të ekzistoj gara e nacionalitetit.

“Enti për statistika është institucion i pabesueshëm. Këtë propozim e kundërshtojmë ashpër. Tendencat edhe në ndryshimet e Kushtetuese për shtet monoetnik janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Këto fshehin edhe qëllime tjera që kanë për qëllim të godasin mbibalancën etnike dhe formën e funksionimit të shtetit. Ne si ASH u bëjmë thirrje edhe partive tjera shqiptare në pushtet, që mos e mbështesin këtë propozim. Shpresojmë që ky propozim të mbesë vetëm propozim”, ka deklaruar Sela.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka njoftuar…