Ziadin Sela mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë së Veriut
03 mars 2019
| 16:47
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASh), Ziadin Sela, ka dhënë nënshkrimin e tij për kandidatin e vetëm shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.
“Mbështetje e madhe, radhë të gjata qytetarësh para zyrave të Komisionit Zgjedhor në Strugë, tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë, dhoma 14, sipër Postës së vjetër”, ka shkruar Sela në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/