Zidane: Atleticos nuk i lejuam asnjë shans, Kroos-Modriç janë të jashtëzakonshëm

13 dhjetor 2020 | 17:32

Reali i Madridit, pas fitores kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, mposhti në derbin e La Ligës ndaj Atletico Madridit (2-0).

Trajneri Zinedine Zidane u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe nuk i kurseu komplimentet për dyshen Kroos-Modriç, që ishin nga më të mirët në fushën e lojës.

“Performanca e skuadrës ndaj Atleticos, ashtu si ndaj Borussias në Ligën e Kampionëve, ishte e një niveli mjaft të lartë dhe kjo më bën të lumtur. Kemi mposhtur një skuadër shumë të fortë, që nuk humbte prej 26 javësh në kampionat dhe ia dolëm duke ushtruar shumë presion dhe duke i lejuar vetëm një shans për gol. Ideja ishte t’i çonim në thellësi Modriçin dhe Kroosin, për të tentuar diagonalet dhe më duhet të them se ata të dy janë të jashtëzakonshëm. Megjithatë, mjaft mirë kanë bërë edhe Benzema, Vasquez, Carvajal, Varane e Ramos”, ka deklaruar Zidane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur i Sektorit Privat të Kosovës,…