Zidane: Bellinghami është lojtar spektakolar
25 mars 2024
| 15:59
Në orët e fundit, Zinedine Zidane është rikthyer në “Santiago Bernabeu”. Trajneri francez, i cili ka fituar tri herë Champions League në pankinën e Real Madrid, ka mbërritur në shtëpinë e “Los Blancos” për të luajtur një ndeshje miqësore kundër veteranëve të Portos.
Dhe rasti ishte i duhuri për t’iu përgjigjur një pyetje në lidhje me ndikimin e Jude Bellingham, lojtari anglez i cili që në sezonin e tij të parë me Real Madrid, ka zgjedhur numrin 5 në fanellë, atë që legjenda franceze mbante dikur.
“Ai është një futbollist spektakolar, ne jemi me fat që e kemi në Real Madrid. Ai është shumë i fortë dhe shpresoj se mund t’i sjellë ‘Los Blancos’ shumë trofe”, është shprehur Zidane.