Zidane: Dëshira ime ishte të luaja futboll, kisha vështirësi në shkollë
Zinedine Zidane arriti shumë si futbollist, por këtë e tregoi edhe si trajner. Në fare pak vite në krye të Realit, ai fitoi gjithçka. Në një intervistë për “OTRO”, francezi ka treguar peripecitë që ka kaluar për të qenë ky që është.
“Dëshira ime e vetme ishte të luaja futboll dhe kisha vështirësi në shkollë. Prindërit nuk më pengun kurrë. Një ditë më thanë se duhet të bëja atë që dëshiroja. Sapo mora leje, dhashë gjithçka për të realizuar atë që dëshiroja. Që nga ai moment luftova për tu bërë më i miri në botë. Pushoja dhe nuk bëja idiotin nëpër lokale, pija ujë dhe bëja stërvitje. Dhashë gjithçka që mundja për tu kthyer në një lojtar të mirë. Vetëm kështu mund të lumturoja dhe bëja krenarë prindërit”, ka thënë Zidane.
“Ato kohë, për të rënë në sy duhet të ishe i mirë, jo si tani. Duhet të tregoje se ishe ndryshe nga të tjerët, pasi kishte një numër të kufizuar të rinjsh në ekip. Sot çdo gjë ka ndryshuar dhe është më e shpejtë dhe lojtarët nuk kanë frikë të gabojnë”, ka deklaruar Zidane.