![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/zidane.jpg)
Zidane: Do të jetë sfidë delikate
02 nëntor 2020
| 16:27
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes se Ligës së Kampionëve kundër Interit, ka thënë se skuadrën e tij e pret nesër një ndeshje delikate.
“E njoh shumë mirë Interin, do të jetë sfidë delikate, e luftuar nga të dyja krahët. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe do të na e bëjnë të vështirë”, u shpreh fillimisht Zidane.
“Reali për Champions? Ne kemi frymën për të fituar gjithçka. Conte? E njoh është një person fantastik dhe kemi raporte mjaft të mira pavarësisht se këto kohë nuk jam dëgjuar me të”, ka shtuar trajneri i Realit.