Zidane e mohon se do të largohet nga Reali
Zinedine Zidane ka mohuar t’iu ketë thënë lojtarëve të Real Madrid se do të largohet nga klubi, duke shtuar se “kurrë, kurrë nuk do t’ua thoshte këtë lojtarëve të mi”.
Publikime të shumta, përfshirë Goal, kanë konfirmuar se Zidane ka njoftuar largimin e tij nga skuadra pas dyerve të mbyllura, me spekulime se lodhja fizike dhe mendore e trajnerit ishin arsye të mundshme për largimin e tij.
Pavarësisht se mundën Athletic Bilbao të dielën, lojtarët e Zidane janë në rrezik të përfundojnë 2020-21 pa një trofe, pasi ata mbeten dy pikë prapa Atletico Madrid në La Liga.
“Si mund t’u them lojtarëve që po largohem tani? Ne po japim gjithçka për titullin dhe unë thjesht në mes të rrugës, të them se jam jashtë ‘?’”, ka thënë Zidane. “Njerëzit jashtë klubit mund të thonë çfarë të duan, por unë kurrë, kurrë nuk do t’ua thosha këtë lojtarëve të mi”, ka shtuar Zidane. Real Madrid duhet të fitojë fundjavën e ardhshme dhe Atletico Madrid duhet të humbasë në mënyrë që të fitojnë titullin e kampionatit.