Zidane e refuzoi ofertën e Marseilles

28 shtator 2023 | 16:42

Situata të ndryshme vazhdojnë të diskutohen për Marseille. Pas largimit të Marcelino Garcia Toral dhe lamtumirës së një pjese të drejtuesve, skuadra franceze zgjodhi trajner Gennaro Gattuso.

Përpara se të synohej ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, klubi i Pablo Longorias kishte tentuar ta pyeste Zinedine Zidanen, siç konfirmohet nga “Mundo Deportivo”.

Ish-trajneri i Real Madridit ka marrë një telefonatë nga klubi i qytetit të tij, megjithatë propozimi nuk e ka bindur “Zizou”, i cili nuk u bind nga drejtuesit e Marseilles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ilir Mirena, i ka reaguar publicistit Veton Surroi i…