Zidane edhe një herë flet për goditjen e famshme me kokë ndaj Materazzit (video)
Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka thënë se i vjen keq për atë që ndodhi në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2006.
Në finalen me Italinë, ish-reprezentuesi i Francës e kishte goditur me kokë ish-reprezentuesin e Italisë, Marco Materazzin.
Deri te ky veprim i pahijshëm erdhi pas një shkëmbimi fjalësh mes dy ish-futbollistëve, ku pastaj Zidane e kishte goditur me kokë Materazzin në gjoks. Francezi ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe për të kjo ndeshje ishte e fundit në karrierën si futbollist profesionist.
Në një intervistë të dhënë së fundi për “Marca”, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit pohoi se do të dëshironte të ndryshonte atë që ndodhi atë natë në Berlin të Gjermanisë, teksa e pranoi se ishte vetëm një moment tjetër i vështirë në karrierën e tij.
“Unë mendoj se (ish-shoku i skuadrës te Franca) Bixente Lizarazu është i vetmi që mund të më kishte mbajtur në atë moment. Do të kishte qenë e rëndësishme të ishte me mua, pranë meje, por nuk mund të kthehesh pas në kohë. Nuk jam krenar për atë që kam bërë, por është pjesë e karrierës sime. Ka gjithmonë momente të vështira dhe ky ishte një nga ato”, tha Zidane.
Ndryshe, Italia kishte triumfuar në finalen e Botërorit 2006 pa ekzekutimit të penalltive, me rezultatin 5:3.
July 9, 2006: In the final match of his professional career, the World Cup Final, France’s 🇫🇷 Zinedine Zidane headbutts Italy’s 🇮🇹 Marco Materazzi in the chest during extra time and is sent off with a red card.
Italy would go on to win on penalty kicks (🎥 via BBC). pic.twitter.com/F1ipg0vtTa
— This Day In Sports Clips (@TDISportsClips) July 9, 2020