Zidane është synim i Juventusit

20 prill 2020 | 16:33

Juventus vijon të mendojë për Zidane Zidane për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton sajti “Le10Sport”, klubi bardhezi po provon që të bindë trajnerin e Real Madrid, i cili mund të zërë vendin e Maurizio Sarrit.

Trajneri francez ndërkohë mund të bindë lehtësisht Fiorentino Perezin për t’u ndarë në mënyrë paqësore. Zërat për largimin nga “Bernabeo” nuk janë të reja, teksa në shumë raste është përfolur edhe për një afrim të mundshëm të Pochettinos.

Ish-trajneri i Tottenhamit prej kohësh është në orbitën e madrilenëve që në vitin 2018. Mbetet të shihet nëse Juventus do të arrijë që të bindë Zidane, teksa gjithçka do të varet edhe nga përfundimi i sezonit nga Sarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, pas ankesave të disa të burgosurve që…