Zidane: Goli më i bukur kundër Leverkusenit, Maldini kundërshtari më i fortë

07 qershor 2021 | 17:30

Zinedine Zidane dha dorëheqje nga drejtimi i skuadrës spanjolle Real Madrid dhe po shqyrton ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij.

Zizou ka dhënë një rrëfim interesant, duke u ndalur te pasionet e fëmijërisë, goli më i bukur e deri te futbollisti më i fortë ndaj të cilit ka luajtur.

“Më pëlqente futbolli dhe xhudo. Erdhi një moment kur duhet të zgjidhja dhe pëlqeva futbollin. Goli? Nuk të ndodhë shpesh të shënosh gol në një finale të Ligës së Kampionëve. Unë pata shansin të shënoja me një goditje fluturimthi me të majtën. U ndjeva shumë i lumtur që ia dola të realizoj në atë lloj mënyrë ndaj Leverkusenit (2002)”, ka thënë Zidane.

Në fund një koment për lojtarin më të fortë. Gjeniu francez është përballur me shumë kampionët, por njëri prej tyre ishte i veçantë. “Ka pasur shumë të tillë. Nëse më duhet të zgjedh një, po them Paolo Maldini. Ishte shumë e vështirë ta dribloje dhe të përballeshe me të”, ka shtuar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë të hënën dozën…