Zidane: Humbje e turpshme, kërkoj falje

29 prill 2019 | 12:37

Real Madridi pësoi humbje nga Rayo Vallecano (1-0), kurse kjo e ka nervozuar përtej mase trajnerin Zinedine Zidane.

Strategu francez, ka thënë se një paraqitje e tillë nuk i lejohet një skuadre siq është Real Madridi.

“Nuk bëmë asgjë, nuk luajtëm futboll fare, asnjë tentativë për të shënuar. Jam shumë i zemëruar, sepse një imazh i tillë nuk i lejohet një skuadre si Reali. Duhet të kërkojmë falje. Do ishte mirë që sezoni të mbaronte sa më shpejt”, ka thënë Zidane.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë…