Zidane: Jam i zëmëruar me gjyqtarët

10 maj 2021 | 11:25

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ndihet shumë i zemëruar për shkak të një vendimi kontrovers të VAR-it që shkoi kundër skuadrës së tij në barazimin zhgënjyes 2-2 me Sevillën të dielën, i cili ia mohoi Realit kalimin në krye të La Ligës.

Gjatë rishikimit në ekranin e VAR-it të një penalltie të fituar nga Karim Benzema, gjyqtarët erdhën në përfundim se gjatë një aksioni paraprak në pjesën tjetër të fushës kishte prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtës i Real Madridit, Eder Militao.

Në vend se Real Madridi të fitonte penallti, gjyqtari akordoi penallti për Sevillën. Ivan Rakitiq shënoi dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi prej një goli, para se Eden Hazard ta barazonte rezultatin në fund të kohës shtesë.

“Nuk më ka bindur ajo që më thanë gjyqtarët”, ka thënë Zidane.

“Jam shumë i zemëruar. Bisedova me gjyqtarin në kërkim të një shpjegimi. Është shumë se koklavitur sepse ne merituam shumë më shumë, por ndodhi çka ndodhi”, ka shtuar ai.

Ndërsa në konferencë për media, trajneri francez ka deklaruar: “Nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse Militao e preku topin me dorë, atëherë edhe dikush nga Sevilla e bëri. Nuk më bind ajo që ma thanë ata. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët, por sot jam i zemëruar. Mos më pyetni më për këtë. Ne do të luftojmë deri në fund, deri në vdekje”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Zeka nga Gjakova, i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të…