Zidane: Japim gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve
11 maj 2018
| 14:10
Real Madridi nuk ka pasur një sezon të mirë, duke humbur La Ligën që në dhjetor, ndërsa u eliminua edhe nga Kupa në janar, duke u turpëruar nga Leganes midis “Santiago Bernabeu”.
Por, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, ka thënë se sezonin aspak të mirë në Kupë e Ligë, kanë mundësi ta përmirësojnë me një triumf historik me 26 maj në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Liverpoolin.
“Nuk kemi bërë punë të mirë në Kupë dhe në Ligë, por do të japim gjithçka për Ligën e Kampionëve, të cilën të gjithë duan ta fitojnë. Dy ndeshjet e mbetura në La Liga do të shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Ligës së Kampionëve. Por, duhet të punojmë, mbi të gjitha, me top”, ka thënë Zidane.