Zidane kërkohet nga Juve dhe Chelsea

01 mars 2019 | 16:44

Me të ardhmen e Massimiliano Allegrit në udhëkryq, Juventusi ka nisur që tani të kërkojë zëvendësuesin e trajnerit italian.

Sytë e bardhezinjve janë te Zinedine Zidane dhe merkatoja e ekipit duket se ka nisur të bëhet në bazë të preferencave të francezit. Pas Ronaldos, sytë e kampionëve të Italisë janë tek Isco dhe Marcelo, lojtarët që i pëlqejnë shumë francezit. Por bardhezinjtë kanë një konkurrencë të madhe edhe nga Chelsea.

Maurizo Sarri edhe ai duket se në fund të sezonit do të largohet nga londinezët. Sipas tabloidit “The Sun”, flitet se do të ketë një garë të ashpër mes këtyre dy klubeve për Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I krijuar me kujdes, dashuri dhe vizion të qartë, Picimuli…