Zidane: Më mungon futbolli, dua të rikthehem pas pushimeve

25 qershor 2023 | 20:51

Zinedine Zidane është rikthyer të flasë për futbollin pas dy viteve mungesë. Francezi po planifikon të mbyllë pushimet e ër një detyrë te kombëtarja franceze ose Juventus.

Megjithatë, vetë ish-mesfushori nuk pranon të japë indikacione dhe së fundmi shprehet se i mungon adrenalina e të drejtuarit një ekip.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt.

Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, tha francezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë dalë detaje nga dëshmia që Alma K., vajza që…