Zidane: Më pëlqen Pogba, Varane nuk largohet nga Reali

01 prill 2019 | 12:47

Zinedine Zidane e pranon hapur pëlqimin që ka për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogbanë.

Trajneri i Realit thotë se francezi bën gjëra befasuese në fushë prej aftësive teknike që ka. “Më pëlqen shumë Pogba dhe kjo nuk është diçka e re. Unë e njoh personalisht, është ndryshe dhe bën gjëra që shumë të tjerë nuk i bëjnë. Ka shumë kualitet, di të mbrojë dhe të sulmojë. Ai nuk është lojtari im, por është i Unitedit dhe duhet ta respektojmë këtë gjë. Pogba ka thënë se pas Mançesterit dëshiron të luajë te Reali. Por atij i pëlqen Reali më shumë sesa Zidane. Nëse përfundon përvoja e tij në Angli, përse të mos vijë në Madrid?”, ka deklaruar Zidane, i cili foli edhe për mbrojtësin Varane.

“E gjithë bota flet shumë dhe njerëzit mund të japin mendime të ndryshme. Unë mendoj se Varane është një lojtar spektakolar dhe prej tetë vjetësh po bën gjëra fenomenale. E shoh të lumtur, të kënaqur dhe të përfshirë në skuadër”, ka thënë Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në përpjekje për koordinim ndërinstitucional, për të avancuar pozitën e…