Zidane merr përgjegjësinë për humbjen nga Valencia
09 nëntor 2020
| 10:53
Zinedine Zidane e ka marr përgjegjësinë e plotë pas disfatës nga Valencia të dielën, ku skuadra e tij pësoi katër gola.
Soler ishte njeriu kryesor i kësaj ndeshjeje pasi realizoi tre gola dhe të gjitha këto nga pika e bardhë.
“Tre penallti dhe një autogol është shumë. Dështimi është i imi sepse unë jam trajneri dhe unë duhet të ofroj zgjidhje”, tha trajneri francez pas ndeshjes.
“Nuk mund ta justifikojë atë se çfarë ndodhi. Është një ditë e keqe dhe nuk kërkoj falje. Duhet të rritemi në mbrojtje. Nuk mendoj se Valencia ishte taktikisht më e mirë se ne. E vetmja gjë është se ne filluam mirë por pastaj gjerat ndryshuan pas golit të pësuar”, tha në fund Zidane.