
Zidane: Mund ta eliminojmë Liverpoolin
12 dhjetor 2019
| 17:01
Zinedine Zidane me shaka ka thënë se Real Madrid do ta eliminonte Liverpoolin në rast përballje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Reali ka përfunduar në vendin e dytë në grupin A, dhe një nga kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër, janë edhe kampionët aktual, skuadra e Liverpool.
“Nëse luajmë kundër Liverpoolit, ne do t’i eliminojmë ata. Ne nuk mund të bëjmë më shumë rreth shortit”, ka thënë Zidane.