Zidane mund të bëhet trajneri më i paguar në botë

02 qershor 2022 | 11:45

PSG-ja arriti të bindte Mbappen për të qëndruar në Paris, ndërkohë që tashmë misioni është gjetja e një trajneri fitues.

Sipas “Sportmediaset”, Nasser Al-Khelaifi dhe Zidane kanë pasur një takim së bashku ditën e hënë, ku thuhet se sheiku i klubit francez i ka ofruar ish-trajnerit të Real Madridit një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, e cila do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë, ku momentalisht është Simeone i Atletico Madridit me një pagë prej 24 milionë eurosh në sezon.

PSG-ja ka vërtetuar se paratë nuk janë aspak problem për ta. Gjithsesi mungon ende një përgjigje pozitive nga Zidane që është në pritje të marrjes së drejtimit të Francës nëse do të largohet Deschamps.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…