Zidane: Na pret edhe një betejë në Itali

04 nëntor 2020 | 15:17

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Interit (3-2) në Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se e pret edhe një betejë tjetër e vështirë në ndeshjen e kthimit në Itali.

“Ne e fituam një ndeshje të vështirë kundër një Interi që na i shënoi dy gola. Kjo ishte ndeshje tamam e nivelit të Ligës së Kampionëve, por në fund ne e gjetëm golin e tretë i cili vlen tri pikë. Ishte ndeshje finale për ne por edhe për ata, prandaj jam i lumtur me rezultatin dhe me tri pikët shumë të rëndësishme”, ka thënë Zidane.

“Është shumë e vështirë për ne në këtë grup. Tani duhet të shkojmë në Itali, ku do të jetë një betejë tjetër e vërtetë. Sot ishte me rëndësi t’i fitonim tri pikë, prandaj jam i lumtur për lojtarët, të cilët bënë përpjekje të mëdha kundër një ekipi shumë të mirë”, ka shtuar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…