Zidane: Ndeshja ndaj Betisit ishte më e dobëta këtë sezon

09 mars 2020 | 12:30

Zinedine Zidane merr përgjegjësitë për humbjen që pësoi Reali i Madridit në ndeshjen me Betisin. Trajneri francez e konsideron ketë ndeshje si më të dobëtën e këtij sezoni.

“Është një ndeshje që e humbëm vetë. Luajtëm shumë keq si në të parën, ashtu edhe në të dytën. Bëmë shumë gabime dhe e humbëm topin shpeshherë. Kjo ishte ndeshja më e shëmtuar e sezonit. Na mungoi gjithçka, energjia, loja, zotërimi i topit, intensiteti. Në një ditë negative mund të ndodhin shumë gjëra. Përgjegjësi për këtë jam unë. Nuk duhet ta bëjmë çmenduri këtë gjë, por sigurisht që nuk duhet të jemi të kënaqur. S’është normale që të bëjmë një ndeshje të tillë. Nuk u futëm kurrë në ndeshje. Mund të luash keq 45 minutat e para, por jo gjithë lojën. Nuk meritonim rezultat tjetër përveç humbjes. Duhet të punojmë. Jemi të gjithë bashkë në këto momente dhe për këtë nuk ka dyshim”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar…