Zidane në bisedime me PSG-në

19 nëntor 2021 | 23:15

Zinedine Zidane është pranë marrjes së drejtimit të Paris SG. Ish trajneri i Realit të Madridit, emri i të cilit është përfolur për disa skuadra të ndryshme, mbi të gjitha Manchester United, mund të marrë shumë shpejt vendin Mauricio Pochetinos.

“Bombën” e merkatos e hedh Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase flet për një tratativë që po vazhdon mes dy palëve. Pasi la Realin e Madridit në fund të sezonit të kaluar, Zizou vendosi të marrë ca pushime, edhe pse është përmendur për të marrë drejtimin e disa klubeve si dhe të kombëtares franceze.

Në kryeqytetin francez nuk janë të kënaqur me punën e Pochetinos, dhe nuk bind as për rezultatet dhe as për menaxhimin e një organike plot yje, ku është përfolur edhe për keqkuptime mes tij dhe Messit. Klubi ka bërë një seri tratativash që janë intensifikuar në periudhën e fundit dhe që mund ta çojnë në drejtimin e skuadrës franceze shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes…