Zidane: Ne e duam futbollin falë lojtarëve si Iniesta
09 tetor 2024
| 15:17
Një konferencë shtypi e thirrur në një ditë shumë simbolike (8 tetor, për të kujtuar numrin që e shoqëroi pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike), në vendlindjen e tij në Barcelonë, i rrethuar nga dashuria e njerëzve që e donin, me gjithë familjen e pranishme.
Andres Iniesta vendosi të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli profesionist pas 22 vitesh, në të cilat fitoi gjithçka dhe magjepsi fushat e blerta anembanë botës. Një legjendë e këtij sporti, e njohur dhe e dashur nga të gjithë. Edhe Zinedine Zidane, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e ka “shenjtëruar”.
“Ne e duam futbollin falë këtij lloj lojtari, si ju”, ka shkruar ish-mesfushori francez në Instagram, duke postuar një foto me “Don Andres”.